Banja Nena Naile, Kosovë - Kllokot
+383 44 666 006
  • MIRË SE VINI NË BANJËN NËNA NAILE
    Tek ne do të gjeni ngrohtësi në katër stinët e vitit!

SPITALI SPECIAL ME TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITIM

BANJA NËNA NAILE - KLLOKOT

Banja Nëna Naile është Banja më e madhja në rajon e cila përbëhet prej 5 objekteve, me 720 dhoma, me 2200 shtretër dhe me mbi 250 punëtor.
Që shtrihet në sipërfaqe toke mbi 45,000 metra katëror, me parking të mjaftueshëm dhe pjesa më e madhe e sipërfaqes është e gjelbëruar me pem dhe lule të ndryshme dekorative që e bënë një ambient mjaft relaksues për pacientet tonë.

Banja Nëna Naile është e Certifikuar me Standarde ISO dhe Haccap.
Kombinimi i faktorëve si: Klima, uji termomineral shërues me rrjedhje të natyrshme, dhe terapi të ndryshme që aplikohen nga stafi profesional mjekësor në mbikqyrjen 24 orë të mjekëve specialist dhe me aparaturat më moderne dhe terapi  si :
Elektroterapia, Kineziterapia, Balneoterapia, Hidroterapia, Parafinoterapia, Termoterapia, Magnetoterapia, Terapia me laser, Mehanoterapia, Sonoterapia, Fototerapia, Spektër Frekuencash, Masazhë, Sauna etj…,
të gjitha këto aplikohen nga një staf shumë profesional nën mbikqyrjen e Prof.Dr. Enver Haxhiu dhe janë garancë e suksesit në Rehabilitimin dhe shërimin e pacientëve.

Ne kujdesemi më së miri per shëndetin tuaj!
Shtretër
+
Dhoma
Puntorë
+
Vite eksperiencë

Terapitë

Përvec terapive natyrale me ujë termomineral dhe peloide, Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nēna Naile ofron edhe terapitë më të sofistikuara shëruese dhe rehabilituese si:

Uji Termal

Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile  në Kllokot është e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral.
Hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Laboratorik Dr. Scheller nga Gjermania tregojnë se uji termomineral i Banjës Nëna Naile në Kllokot me temperatur deri në 38° përmban të gjitha elementet e nevojshme të cilat e bëjnë të përshtatshëm për rehabilitimin e një numri të konsiderueshëm të sëmundjeve.
Për qëllime terapeutike uji termomineral i Banjës Nëna Naile përdoret si ujë për pije dhe për banjo. Larjet me ujë termomineral të Banjës Nëna Naile në Kllokot bëhen në dy forma: lokale dhe të përgjithshme. Ne ofrojmë banjo individuale dhe grupore në pishinat tona të dizajnuara enkas për këtë qëllim…

Elektroterapia

Elektroterapia përdoret si terapi përcjellëse gjatë rehabilitim për relaksimin e spazmave të muskujve, parandalimin dhe vonimin e atrofisë së disusit, rritjen e qarkullimit të gjakut lokal, rehabilitimin e muskujve dhe stimulimin elektrik të muskujve, ruajtjen dhe rritjen e gamës së lëvizjes, menaxhimin e dhimbjeve kronike dhe ndërvepruese, dhimbje akute post traumatike, dhimbje akute post-kirurgjikale, shërimin e plagëve e shumë të tjera.
Këtu përdoren lloje të ndryshme të rrymave si: Elektrostimulimi, TENS, rryma Diadinamike, Galvanike, Interferente, Elektroforeza, Magnet etj…

 

 

Parafangoterapia

Parafangoterapia, e cila është një procedurë e termoterapisë, përdoret për transmetimin e ngrohtësisë specifike të parafangos d.m.th përzierje e peloidit të holluar apo baltës mjekësore me shumë minerale në trupin e pacientit.
Temperatura e parafango është zakonisht 50 ° C. Ngrohtësia së pari përthithet nga lëkura e cila çon në një rritje të perfuzionit të lëkurës dhe më vonë ajo transmetohet në strukturat më të thella të trupit ku ka efekte anti-inflamatore. Këto pako rekomandohen për trajtimin e sëmundjeve të sistemit lokomotivë….

 



Terapit Fizikale

Përveç terapive natyrale me ujë termomineral dhe peloidë, Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile ofron edhe terapitë Fizikale.
Fizioterapia është shkenca e rehabilitimit. Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve funksionale dhe rritjen e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike, ose atyre me aftësi të kufizuara.
Fizioterapi përfshin vlerësimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve në shumë specialitete: ortopedi-traumatologji, neurologji, reumatologji, pediatri, gjinekologji, kardiologji, pneumatologji, dëmtime sportive, etj….

 

Përdorimi i aparaturës së përparuar të Spektrit të frekuencës, është një mënyrë e mirë për të shëruar dhimbjet e qafës, shpatullave, belit dhe këmbëve, si dhe tendosjet e muskujve.
Në perputhje me matjet e bëra prej teknologjisë moderne, trupi njerëzor rrezaton në mënyrë konstante valë elektromagnetike me valë të gjërë, të cilat mbulojnë rrugë të mesme të largëta të rrezeve infra të kuqe dhe valë milimetrike (të dobëta).
Aparati i terapisë i prodhuar përmes përdorimit të parimeve të bionikës dhe teknologjisë elektronike, mund të stimulojë më përafërsi spektrin e rrezatimin njerëzor, dhe gjatë punës, mund të transformojë energjinë elektromagnetike në bioenergji e cila mund të thithet më lehtë prej trupit të njeriut….

Sauna Turmaline

Në kuadër të kompleksit S.S.T.F.R Banja Nëna Naile përveq terapive të njohura fizikale punon edhe Sauna Turmaline e cila bënë të mundshëm trajtimin e një numri të konsiderueshëm sëmundjesh dhe duke kontribuar në zbukurim, humbje peshe, formësim trupi, për të shëruar dhimbjet e qafës, shpatullave, belit, këmbëve si dhe tendosjet e muskujve.
Turmalina mund të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, të nxjerrë jashtë toksinat dhe të balancojë vlerën e pH njerëzor….






Dhomat

Dhoma me 1 dhe 2 shtretër

Dhomat me 1 dhe 2 shtretër janë të pajisura me, kanape, mobilje rrobash, me TV me lidhje kabllovike, frigorifer, balkon, banjo me uje te ngrohte termomineral. Pansioni i plotë përfshin terapitë e përshkruara nga mjeku, mëngjezin, drekën dhe darkën. Shiko më shumë

Dhoma 3 shtretërshe

Dhomat janë të pajisura me tre shtretër, kanape, mobilje rrobash, me TV me lidhje kabllovike,frigorifer, balkon, banjo me ujë të ngrohtë termomineral. Pansioni i plotë përfshin terapitë e përshkruara nga mjeku, mëngjezin, drekën dhe darkën. Shiko më shumë

Apartament

Apartamentet janë të pajisura me dhomë gjumi dhe dite me dy kanape, mobilje rrobash, me TV me lidhje kabllovike, frigorifer, balkon, banjo me ujë të ngrohtë termomineral. Pansioni i plotë përfshin terapitë e përshkruara nga mjeku, mëngjezin, drekën dhe darkën. Shiko më shumë

VIP Apartament

VIP Apartamentet janë të pajisura me dhomë gjumi dhe dhomë dite ekskluzive, me Plasma TV me lidhje kabllovike, frigorifer, balkon, banjo ekskluzive me xhakuzi me ujë të ngrohtë termomineral. Pansioni i plotë përfshin terapitë e përshkruara nga mjeku, mëngjezin, drekën, darkën, turmalinën dhe masazhën kineze. Shiko më shumë

Komentet nga klientët

Sabri Fejzullahu

Kam qenë në këtë spital dhe e di për vlerat e larta që i ka, për stafin, për mjekët, fizioterapeutet, për kuzhinen, për akomodimin, të gjitha mrekulli e vërtet në Banjën Nëna Naile.

Silva Durmishi

Stafi i Banjës Nëna Naile jeni më të mirët në ballkan.

Ferid Zekolli

Banja Nëna Naile më shëruese dhe më e mira në tërë rajonin, Respekt për tërë stafin, pronarin të gjith jan në nivelin më të lart. Me respekt F.Z

Ragip Misini

Jam nga Belgjika ju përshendes të gjith stafin, jeni të mrekullueshëm kam qenë në vitin e kaluar kam kaluar shumë mirë, por dëshiroj përseri këtë vit pushimin ta kaloj tek ju.

Scroll to top