Banja Nena Naile, Kosovë - Kllokot
+383 44 666 006

Për ne

Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim
Banja Nëna Naile – Kllokot

Rreth 50 km në jug-lindje të kryeqytetit të Kosovës Prishtinë, me pamje të mrekullueshme në drejtim të maleve të larta të Sharrit dhe në lartësi mbidetare prej 400 metrave shtrihet një nga fenomenet, respektivisht margaritarët e natyrës kosovare me emrin Kllokot.

Kllokoti, kjo natyrë magjepëse është vendi ku gjendet Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile e pasur me ujë të pashterrshëm termomineral dhe e pajisur me teknikë moderne mjekësore dhe rekreative, e që ka filluar të funksionojë nga maji i vitit 2007.

Kushtet klimatike në Kllokot janë tipike mesdhetare me dimëra të shkurtër dhe të butë, gjersa vera është stina më e gjatë, zakonisht me ditë të kthjellëta me diell dhe temperaturë të ngrohtë të përcjellura me erëra të lehta freskuese.

Kushtet klimatike, së bashku me vetitë shëruese të ujërave termomineral dhe komoditetin jashtëzakonisht të lartë që Banja Nëna Naile në Kllokot gjatë tërë vitit ju ofron, e shndërrojnë ate në një vend tejet tërheqës dhe të përshtatshëm për shërim, pushim dhe rekreacion në cilëndo stinë të vitit.

 

HISTORIA

Emri “Kllo-kot” mendohet se rrjedh nga zhurmat e ujërave të Kllokotit në qarkullim, e të cilat ujëra janë shumë të njohura për vetitë dhe kualitetet e tyre shëruese.

Efektet shëruese të SSTFR Banja Nëna Naile në Kllokot i referohen burimeve të saja natyrale ujore respektivisht ujërave termomineral, temperatura natyrale e të cilave sillet prej 32°-38° Celsius, dhe gjithsesi peloidës së saj unike.

Kllokoti është vend i admiruar që nga kohërat e lashta. Historia e tij është mbuluar në mite dhe legjenda.

Sipas njërës nga to, Legjionarët Romak zbuluan kualitetet shëruese të ujërave termomineral në Kllokot fare rastësisht. Ata, duke kaluar nëpër Kllokot, ndeshen në një kalë të bardhë të dërmuar rëndë nga lufta i cili kishe mbetur në një moçal me ujë dhe baltë.

Pas një kohe të njëjtit ushtarë në rrugëtimin e tyre prapa, shohin kalin e shëruar dhe në gjendje shumë të mirë.

Legjionarët zbuluan se Kllokoti ishte i admiruar nga fiset Ilire, dhe se një numër i tyre ishte vendosur këtu për të jetuar përgjithmonë.

Vendasit dhe popullata e vendbanimeve të afërta këtë vend e kanë shfrytëzuar për qëllime mjekimi në mënyra të ndryshme që nga kohërat e lashta ilire. Ata kanë shuar etjen, kanë lyer trupin e tyre me baltë dhe gjithashtu e kanë shfrytëzuar për banjo shëruese.

Peloida në Kllokot është studiuar në mënyrë shkencore dhe është provuar se i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për përdorim mjekësor.

Ajo është një përzierje e ujit mineral me materje joorganike kimike që me veprimin e saj termik dhe kimik në lëkurë si dhe absorbimit të përbërësve kimike nëpërmjet lëkurës në tërë organizmin, ndikon në mënyrë gjeneruese dhe shëruese tek individi.

Peloida zakonisht aplikohet në mënyrë lokale duke larë apo mbështjellur pjesët e trupit si dhe aplikimi i gjithanshëm në formë të zhytjes së trupit të tërë.

Në varësi nga sëmundja dhe indikacionet e individit peloida së pari ngrohet, e pastaj pjesët e sëmura të trupit mbështjellen me të dhe ashtu të mbështjellura qëndrojnë prej 15 gjer në 20 minuta dhe në fund peloida largohet me ujë termomineral.

Banja Nëna Naile është e Çertifikuar në nivele ndërkombëtare për cilësi ( ISO Standarde ) të lëshuar nga Amerika dhe HACCAP të lëshuar nga Gjermania.

Mjekët e S.S.T.F.R Banjës Nëna Naile – Kllokot:

Prof.Dr. Enver Haxhiu, Ligjërues – Fiziatër – Reumatolog
Dr. Ismajl Blakaj, Mr.Sci. Fiziatër
Dr. Fahri Bajrami, Specialist i Fiziatrisë
Dr. Naim Mustafa, Specialist i Fiziatrisë
Dr. Naim Sahiti, Specialist i Mjekësisë Familjare
Dr. Nexhat Misini, Specialist i Mjekësisë Familjare
Dr. Rinor Canaj, Specialist e Mjekësisë Familjare
Dr. Xhemajl Arapi, Specialist i Mjekësisë Familjare

Një numër i konsiderueshëm i Fizioterapeutëve, teknikëve, infermierëve, e të tjerë.

Scroll to top